Përveç lidhjeve të forta politike që dyshohet të kenë pasur, vëllezërit indianë, Nitin dhe Chetan Sandesara, mund të jenë ndihmuar nga shpërdorimi në detyrë i drejtuesve të Ministrisë së Brendshme për të qëndruar dhe investuar në Shqipëri.
Dhe për kohën kur bëhet fjalë, në krye të këtij dikasteri të rëndësishëm ka qenë Fatmir Xhafaj. Të akuzuar nga autoritetet e vendit të tyre për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve, mashtruesit indianë, para se të merrnin nënshtetësinë shqiptare, duhet të ishin verifikuar nga një zinxhir sistemesh që kanë varësi nga Ministria e Brendshme. Dhe natyrshëm lind pyetja, a i ka mbyllur sytë para këtij skandali ish-ministri Fatmir Xhafaj.
Fillimisht, një raportim duhej të kishte dhënë sektori i krimit ekonomik në këtë institucion, nëse paratë e investuara në ndërtim nga dy vëllezërit figurojnë pa probleme.
Së dyti, a ka funksionuar sistemi TIMS për hyrje daljet e indianëve, në një kohë që ata ishin shpallur në kërkim nga autoritetet e vendit të tyre. Po Interpoli shqiptar, a ka funksionuar në këtë rast, për të bërë një verifikim të saktë të emrave të tyre?
Pyetje që kërkojnë përgjigje, pasi ngjallin dyshime të forta sesi dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nuk janë filtruar nga autoritetet shqiptare.
Dhënia e nënshtetësisë shqiptare dy vëllezërve indianë, të kërkuar për mashtrim në vendin e tyre, duket se ka përfshirë një sërë emrash të rëndësishëm politikanësh. Ata e kanë marrë nënshtetësinë shqiptare në kohë të përshpejtuar me kërkesë të posaçme të Ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi. Ndërkohë, i mpleksur është edhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili i ka bërë konsuj nderi të Shqipërisë në Nigeri.
I përfshirë në skandalin indian, ish-Kryediplomati i Shqipërisë duket se nuk është i vetëm, pasi edhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dyshohet se është mpleksur me pastrimin e parave të vëllezërve Sandesara.
Ahmetaj ka luajtur rol kryesor në krijimin e hapësirave për të bërë të ligjshëm investimin e milionave eurove që dyshohen se kanë hyrë në Shqipëri nga indianët mashtrues./gsh/
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...