Google ADS

Të zhdukurit e komunizmit do identifkohen përmes ADN së të afërmeve

21:20 | 25 Mars 2019
Trina Galanxhi

Enderju Hollidei, ka një thirrje për familjarët që kërkojnë eshtrat e të afërmve të tyre. Ai kërkon prej tyre të vijnë pranë zyrave të ICMP-së në Tiranë për të dhënë kampionin që ndihmon në identifikimin e secilit person përmes ADN-së.

“Kam një ekip të dedikuar në Tiranë që pret çdo ditë në zyrat tona familjarë që vijojnë dhe japin kampione e tyre të gjakut për të na ndihmuar në gjetjen e familjarit të tyre.

Ekipi jonë në Tiranë ka mbledhur deri tani dhjetëra kampione të familjarëve dhe dua ti bëj thirrje familjarëve që të vijën në zyrat e ICMP ose të kontaktojnë në numrin e zyrës tonë me qëllim që të ndihmojnë me kampion në identifikimin e eshtrave të viktimave.”-shprehet Hollidei.

Pas Dajtit e Ballshit, pritet që Autoriteti i dosjeve, instituti i ish-të përndjekurve politik, ICMP dhe autoritet e ngarkuara për të ndjekur projektin e gjetjes së personave të zhdukur, do të vazhdojnë kërkimet në të tjera zona të Shqipërisë, ku dihet me siguri se ka varreza masive të viktimave të krimeve të komunizmit.

Do të jetë në fokus Tepelena, Spaçi, Burreli e shumë vende të tjera për të cilat po mblidhet informacion intensivisht nga burime të ndryshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme