Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka thënë se qeveria aktuale është më brutale sa i përket keqpërdorimeve në Telekomin e Kosovës.
Në Express Intervistën në KTV, Aliu ka thënë se nisja e punës së Komisionit Hetimor Parlamentar për gjendjen në Telekom mund të jetë pikë kthese për këtë ndërmarrje, për të cilën ka thënë se është në gjendej tejet të rëndë.
“E keqja ndalet prej së trashi. Jo vetëm këta të fundit po e bëjnë këtë. Këta po e bëjnë më haptas, por ata më herët e kanë bërë të njëjtën, por më me kujdes. E kanë mbipunësuar vazhdimisht e tash jemi në fazën kur para se ta lëshojnë këmbët, këta të fundit janë më brutalë se të parët. Ky fakt apo kjo trashje e të keqes do të jetë edhe momenti i kthesës”, ka thënë Aliu.
Sipas tij, nisja e hetimeve mund të ndalë proceset që kanë rënduar gjendjen në Telekom dhe mund të ketë një përmirësim të gjendjes aktuale. Ai ka bërë të ditur se komisioni ka kërkuar nga Telekomi që të ofrojë të gjitha kontratat me kompani tjera, ato të punësimeve si dhe pasqyrat financiare. Ka thënë se komisioni gjatë trajtimit do të shohë të vërtetën që ka ndodhur në Telekom dhe pse një ndërmarrje e madhe si ajo është afër shkatërrimit.
“Pasi të shikojmë kontratat mund të kemi idenë e plotë mbi fushëveprimin e komisionit që momentalisht është orientuar së pari kah kontratat, pastaj kah punësimet, jo vetëm me nepotizmin por edhe për idenë e mbingarkimit me punëtorë. Do të shqyrtohen shpenzimet. Aty mbase do të shohim a ka pas apo jo ndërhyrje nga ana e politikës”, ka thënë Aliu.
Aliu ka shtuar se komisioni nuk do të lejojë që nëse vërehen shkelje ato të heshten.
“Pasi që të kemi qasje në dokumentacion, e të intervistojmë, do të arrijmë te e vërteta që s’mund të përcaktohet me votë. S’do të lëmë që një e vërtetë të heshtet sepse mund të votohet. Nëse vërehet një shkelje, secili deputet apo secili qytetar e ka detyrë ta dërgojë në vendin e duhur. Pavarësisht a ka apo jo bashkëveprim, deputetët do të bëjnë denoncimin. Nëse ka mospajtim, kur has në një shkelje nuk do ta lëmë që ajo të mos shihet sepse dikush mund ta mbivotojë”, ka thënë ai kur është pyetur nëse mund të ketë mungesë bashkëveprimi brenda komisionit.
Sipas tij, Kosova s’duhet të heqë dorë lehtë nga Telekomit. Ai ka thënë se çdo proces që ndërlidhet me Telekomin duhet të ngrihet deri në daljen e një raporti nga ky komision.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...