Ish trajneri i Manchester United, Jose Mourinho thotë se finalja e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni pret të jetë mes Juventusit dhe Barcelonës.
Mourinho ka fituar tripletën gjatë qëndrimit të tij në Itali te Interi në vitin 2010 dhe beson se Juventusi dhe Barcelona janë favorit për “eksperiencën, talentin dhe lojtarët e veçantë” duke iu referuar Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, transmeton portali arbresh.info.
“Të gjithë flasin për Cristiano Ronaldon dhe Messin, por unë preferoj të flas për Juventusin dhe Barcelonën”, ka thënë portugezi për AFP.
“E di se të gjithë fokusohen në individë, por si të qenurit një trajner, unë e trajtoj futbollin si një sport kolektiv”
“Barcelona dhe Juventusi janë dy kandidatë të mëdhenj për të fituar finalen, por unë gjithashtu kam sytë te skuadrat angleze, Ajaxi dhe Porto”
“Barcelona dhe Juventusi kanë të dy eksperiencë, talent dhe nga një lojtar të veçantë. Normalisht kur ju keni në skuadër një lojtar të veçantë, skuadra juaj është më e mirë”, përfundoi Mourinho./arbresh.info/
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...