Nuk ka gjë më të kënaqshme e relaksuese sesa një gjumë i mirë, megjithatë ka shumë gjëra të cilat mund të ndikojnë në kualitetin e gjumit tuaj. Duke filluar nga ajo çfarë hani e deri te koha kur e pini kafenë e fundit, çdo gjë ka ndikim në kualitetin e gjumit, duke përfshirë edhe karrierën.
Sipas hulumtimeve nga ‘Hillarys’, sasia mesatare e gjumit që e bëni brenda një nate varet shumë nga puna që e bëni, ku punëtorët e mjekësisë pushojnë më së paku (mesatarisht vetëm 4 orë e 15 minuta), ndërkaq ata që merren me industrinë e flokëve dhe bukurisë e bëjnë dyfishin e gjumit (një mesatare prej 9 orëve e 40 minutave për natë). Në këtë anketim, rreth 5,000 britanikë janë anketuar se a mendojnë që flenë mjaftueshëm, ku vetëm 11% prej tyre janë përgjigjur me “PO”.
Pjesa e mbetur, pra 89%, besojnë se flenë më pak sesa ç’kanë nevojë. Sidoqoftë, hulumtuesit pastaj i kanë pyetur të anketuarit se çfarë pune bëjnë dhe kanë gjetur një ndërlidhje mes karrierës dhe sasisë së gjumit. Sipas tyre, punëtorët e këtyre pesë industrive priren të flenë më së paku:
1: Punëtorët e shëndetësisë – 4 orë e 15 minuta 2: Mbrojtësit e rendit dhe ligjit – 4 orë e 30 minuta 3: Mësuesit – 4 orë e 35 minuta 4: Gazetarët – 4 orë e 50 minuta 5: Industria e turizmit – 5 orë
Ndërkaq, këto janë pesë industritë ku duhet të punoni nëse dëshironi të flini sa më shumë:1: Industria e flokëve dhe bukurisë – 9 orë e 40 minuta 2: Telemarketing – 8 orë e 45 minuta 3: Sigurim – 8 orë e 20 minuta 4: Tekstil – 8 orë e 15 minuta 5: Ndërtimtari – 8 orë e 10 minuta. Të gjithë të anketuarit kanë thënë se stresi dhe konsumimi i lartë i kafeinës janë ndër faktorët kryesorë që i mbajnë zgjuar gjatë natës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...