“Natë e madhe në Fadil Vokrri” – paralajmëron Herolind Shala

16:59 | 25 Mars 2019
Arbresh Info

Herolind Shaka i ka dërguar një mesazh të gjithë tifozëve para ndeshjes mes Kosovës dhe Bullgarisë mbrëmjen e sotme (e hënë).

Mesfushori i Kosovës ka thënë se në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë “një tjetër natë e madhe” për të gjithë të pranishmit në tribuna, shkruan portali arbresh.info.

“Fillojmë kampanjën kualifikuese për Euro 2020. Ju mirëpresim në stadiumin Fadil Vokrri për të përjetuar një tjetër natë të madhe”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Kosova nis një epokë të re me ndeshjen kundër Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Ndeshja mes dy kombëtare fillon në ora 20:45./arbresh.info/

https://www.facebook.com/herolindshala/photos/a.674541702558053/2391011704244369/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARBeIMF-dZsOfsEHBBEdV4KF0wqMSpb0X_NkRtEyVqCJTUlywX4qUyBdx94RolG9wwD1WNdbq-r_NNPOpp3l91s1crMbQZIEV_BpXZZAK7Z72ybbRybqNcpEqmkxYPACB9kR1-wNo4pQ7waeu3HHEYKGDV8K8sLDVx15orJsBRSeY3OwdV7j-3ydGvl_PQWli8VKqpMFVrjoJVCXSy12yLiFCwHZBY5m5NMWuI0p9QZnp-SkWjAX0oJf533og31eHM6mN0bSaHQJR3QptDVFbyZ7ZPiIZKsrm_CQ-voCH3AZ6BbcqvuIT_XXBotLn1Zt7PgFBb_R2H5urc1sUq0TZYrVEtlBHeiRFCFMt0kL2bdf32LrlO_fNF7-&__tn__=-R

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme