Forma e Përfaqësues së Kosovës është e padiskutueshme.
Si të pamposhtur në njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit, Kosova synon të paktën të mbetet e tillë edhe në ndeshjen e shumëpritur kundër Bullgarisë sonte (e hënë), shkruan portali arbresh.info.
Me tetë fitore dhe tri barazime, Kosova synon të vazhdojë formën e shkëlqyer edhe në ndeshjen mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri.
Takimi kundër skuadrës nën udhëheqjen e trajnerit Petar Hubchev është i pari në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. Djelmoshat nën drejtimin e Bernard Challandes do të bartin fanellat me ngjyrë të kaltër – ngjyrë me të cilën kanë shijuar një sukses duke regjistruar fitore të njëpasnjëshme.
“Dardanët” kanë korrur fitore kundër Maltës, Ishujve Faroe dhe Azerbajxhanit me këto fanella.
Ndeshja kundër Bullgarisë fillon në ora 20:45 dhe Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...