Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.K., pasi që vuri në qarkullim barëra të dëmshme mjekësore, raporton arbresh.info.
Prokuroria ka njoftuar se sipas aktakuzës, i pandehuri, më 22 shkurt 2019, në barnatoren ‘’Greta Pharm’’, në komunën e Kamenicës, ka shpërndarë produkte të dëmshme mjekësore, në atë mënyrë që gjatë kontrollimit nga Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë, u konstatua se i pandehuri ka vënë në qarkullim një sasi të konsiderueshme të barërave pas datës së skadimit dhe pa banderolla, të cilat janë të dëmshme për shëndet.
“I pandehuri, në mënyrë të kundërligjshme ka ushtruar veprimtarinë farmaceutike, ashtu që pa kualifikim adekuat profesional, ka ofruar shërbime farmaceutike, edhe përkundër faktit që me profesion ishte ekonomist. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprat penale: ‘’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’ nga neni 266 paragrafi 2 dhe ‘’Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike’’ nga neni 262 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, bën të ditur prokuroria.
I pandehuri B.K., ka qenë nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 22 shkurt 2019, deri më 13 mars 2019. /arbresh.info
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës