Hailey Baldwin ka pranuar se fansat e fiksuar pas bashkëshortit të saj Justin Bieber e irritojnë.
Në një intervistë modelja foli për sfidat e martesës me ylli e popit, i cili ka miliona adhurues në mbarë botën.
“Fansat mendojnë se i njohin njerëzit vetëm sepse jeta e tyre është kaq e ekspozuar dhe kjo më irriton mua,”-tha ajo.
Ndërsa shtoi se është e lodhur nga fansat e Justin të cilët ngrenë supozime rreth martesës së tyre duke krijuar skenarë të ndryshëm.
“Ju nuk më njihni mua. Nuk e njihni atë. Nuk i njihni realisht njerëzit. Dhe ajo që është me të vërtetë e çuditshme për mua është se krijojnë skenarë në kokën e tyre për atë që mendojnë se po ndodh. Ky është shumë budallallëk,”-tha 22-vjeçarja.
Çifti u martua në shtator vetëm dy muaj pasi Justin i propozoi për martesë Hailey.
“Kam arritur në një pikë që nuk i lexoj më komentet. Mos i lexoni nëse nuk doni të ndikojnë në gjendjen tuaj shpirtërore,”-shtoi modelja. “Unë nuk i njoh ata njerëz, ata nuk më njohin mua. Nuk janë pjesë e jetës apo marrëdhënies sonë.”
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...