Sipas kompanive të basteve më të njohura botërore, Kosova është favorite sonte në duel me Bullgarinë
Kosova do ta nisë sonte kampanjën kualifikuese të Kampionatit Evropian, të parën në histori me duelin ndaj Bullgarisë, shkruan Gazeta Express.
Dhe, si në çdo ndeshje, kompanitë e mëdha të basteve i kanë vendosur kuotat për ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.
Për dallim nga ndeshja me Danimarkën, ku Kosova e kishte kuotën shumë më të lartë, madje deri në 11 një javë para lojës, në duel me bullgarët Kosova shihet si favorite pasi ka kuotë më të vogël.
Sipas kompanisë së njohur të basteve, “Bwin”, Kosova kuotohet me 2.35, kurse fitorja eventuale e Bullgarisë llogaritet me kuotën 3.30.
E kuota për barazim është 3.10.
Kosova synon t’i nis me fitore kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.
Paraqitja e shkëlqyeshme ndaj Danimarkës jep shpresa që “Dardanët” mund t’ia dalin sonte. /Gazeta Express
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...