Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në një solemnitet rasti foli presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa duke aktruar se është tepër i emocionuar, në një çast lëshoi edhe disa pika lot.
Duke e përmendur Jamie Shean, të cilin e cilësoi si njërin nga fajtorët kryesorë për bombardimin e Serbisë, Vuçiqi nisi të flasë me zë të dridhur.
“Askush nuk u përgjigj për krimet, civilët serbë për NATO-n ishin vetëm gabim. Dy mijë e pesëqind jetë nuk do t’i harrojmë dhe nuk guxojmë t’i harrojmë. Gabim janë ata të cilët i vranë. Këtë Serbia sot guxon dhe duhet ta thotë, sepse sa do që të punojnë kundër saj, Serbia është më e fortë dhe më e fuqishme se kurdoherë, ka thënë Vuçiqi.
Ai ka përsëritur se Serbia nuk dëshiron të hyjë në NATO dhe se neutraliteti ushtarak është zgjedhje e natyrshme. – Duam të jemi ata që jemi dhe asgjë më shumë, askënd s’e kërcënojmë, porse Serbia sot është 10 herë më e fuqishme se në vitin 1999 dhe 20 herë më e fuqishme se më 2008, porositi Vuçiqi.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...