Google ADS

Edhe Diana Ross del në mbrojtje të Michael Jacksonit

09:31 | 25 Mars 2019
Arbresh.info

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Diana Ross, i ka dalë në mbrojtje Michael Jacksonit pas dokumentarit shumë të përfolur kundërthënës, “Leaving Neverland”.

Filmi dokumentar i HBO është i fokusuar te deklaratat e Wade Robson dhe James Safechuck, të cilët kanë pohuar se janë keqtrajtuar seksualisht nga ikona e muzikës pop kur ishin fëmijë. Deri në vdekjen e tij (në vitin 2009), Jackson i kishte mohuar gjithmonë këto pohime.

Dhe derisa po flitet vazhdimisht për të kaluarën abuzive të këngëtarit, ka edhe të tillë që i kanë dalë në mbrojtje.

“Kjo është ajo që kam në zemër këtë mëngjes. Unë besoj se Michael Jackson ka qenë një force e madhe dhe e pabesueshme për mua dhe për shumë të tjerë. Ndaluni në emër të dashurisë (që është titulli i këngës së saj nga viti 1965)”, ka shkruar 74-vjeçarja në Twitter, transmeton NME.

Në ndërkohë, Barbra Streisand ka kërkuar falje për deklaratat e saj në lidhje me të kaluarën e Wade Robson dhe James Safechuck.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme