Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos gjatë një fjalimi me rastin e 25 marsit, Ditës së Pavarësisë së Greqisë, i ka kujtuar edhe një herë kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria në perspektivën e saj të integrimit evropian.
“Sa për fqinjin Shqipërinë, ne nuk jemi kundër perspektivës së saj evropiane. Por, është e qartë kërkesa; respekt të plotë dhe të sinqertë për të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane, duke respektuar sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut, – tha numri një i shtetit grek. – Kështu, sjellje të tilla si ato kundër pakicës kombëtare greke, të cilat brutalisht nënvlerësojnë vlerën e jetës apo haptazi fyejnë të drejtat themelore, për shembull, të drejtën e pronës, përbën një pengesë të pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë”, tha midis të tjerash.
Ai tha se Shqipëria ka kërkesa të pabazuara për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, duke i konsideruar edhe një herë si “bashkëpunëtorë të nazistëve të demonstruar historikisht”.
Gjatë fjalës së tij, presidenti grek, shprehet se Greqia është e qëndrueshme dhe e besueshme në Ballkan, dhe shton se shteti helen është i interesuar për bashkëpunim me të gjitha palët në rajon.
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...