Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh shefi i diplomacisë Behgjet Pacolli, ka deklaruar se sulmet e NATO-së në hapësirat e ish-Jugosllavisë, dhe veçanërisht mbi Serbi, bënë të mundur ndaljen e një makinerie primitive shfarosëse, të udhëhequr nga një regjim kriminal.
Në përvjetorin e 20-të të sulmeve të NATO-s, Pacolli ka thënë se Aleanca Veri-atlantike është akronimi më i përzemërt për shqiptarët pas akronimit UÇK-së.
“SHBA-të dhe vendet tjera anëtare të Aleancës, nuk mund të lejonin që ekzistenca e një populli paqedashës, i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për liri dhe pavarësi. Bota demokratike nuk mund të lejonte serbët, të vazhdonin të fyenin vlerat e civilizimit dhe dinjitetin njerëzor. Edhe sot e kësaj dite, pas 20 viteve, dallimi mes Serbisë dhe vendeve tjera në rajon është ai, që sikurse themelimi i NATO-së, ne investojmë në ushtri në funksion të ruajtjes së paqes dhe përkrahjes së vlerave njerëzore, përderisa Serbia investon duke besuar se atë çfarë kishte nisur me Slloveni, Kroaci, BeH, Kosovë, është një ‘punë’ e lënë në gjysmë! Përjetësisht me NATO, përjetësisht mirënjohës dhe falënderues”, shkruan Pacolli në Facebook.
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...