Google ADS

ATK-së i kishin rënë të hyrat nga tatimet e kazinove

15:46 | 24 Mars 2019
L G

Administrata Tatimore e Kosovës ka pësuar rënie të të hyrave nga pagesa e tatimeve të kazinove që operojnë në vend.

Në një përgjigje për Gazetën inFokus, zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi – Sefa ka deklaruar se në vitin 2018 fituan gati 712 mijë euro.

Në vitin 2017, ATK-ja arkëtoi nga diçka më shumë se 960 mijë euro.

Më shumë para, Administrata Tatimore e Kosovës fitoi nga pagesa e akcizës.

15.8 milionë euro fitoi ATK-ja në vitin 2018 nga pagesat e akcizës, të cilat i kryen kazinotë.

Ky fitim ishte 3.4 milionë euro më i madh se në vitin 2017.

Më 2017, ATK-ja arkëtoi 12.4 milionë euro nga pagesat e akcizës.

Gazeta  më herët ka raportuar për të hyrat që i realizoi ATK-ja nga kazinoja MATRIX në Lipjan, në të cilën të mërkurën u krye një vrasje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme