Digjet automjeti në Vlorë, zjarri dyshohet i qëllimshëm

21:59 | 23 Mars 2019
Trina Galanxhi

Një automjet tip “Peugeot” është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në qytetin e Vlorës.  

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”,  ndërsa mësohet se automjeti përdorej nga një grua e identifikuar me inicialet J.B.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, por nuk përjashtohet pista e ndonjë shkëndije elektrike.

Zjarri është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, ndërkohë policia ka nisur hetimet e para./opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme