Objekti i Qeverisë mbulohet me flamurin e NATO-së

21:50 | 23 Mars 2019
A. B.

Në Kosovë është shënuar 20 vjetori i ndërhyrjes humanitare të NATO-së, kundër spastrimit etnik të Serbisë.

Për nder të kësaj dite, objekti i Qeverisë është mbuluar me flamurin e NATO-s.

Në këtë përvjetor është kujtuar ndërhyrja e NATO-s si një veprim i ligjshëm kundër krimeve të Serbisë që po i bënin në Kosovë drejt një populli të pafajshëm.

Me këtë rast, edhe Haradinaj i ka shkruar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoleberg, duke thënë se Kosova gjithmonë do të jetë mirënjohëse ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme