Google ADS

Përfundon seanca e parafundit stërvitore, Kosova e gatshme

18:22 | 23 Mars 2019
Arbresh Info

Kosova ka kryer pasditen sotme (e shtunë) seancën e parafundit stërvitore para ndeshjes së ardhshme në fillim të javës.

Kombëtarja A është përgatitur para takimit debutues të së hënës në eliminatoret e Kampionatit Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.

Ndryshe nga seancat para ndeshjes të së enjtes kundër Danimarkës – që përfundoi baras 2 me 2, në stërvitje mori pjesë edhe Heukran Kryeziu por për Benjamin Kololli është ende herët dhe vazhdon të jetë jashtë linjave për shkak të lëndimit.

Intensiteti ishte i lartë nën udhëheqjen e trajnerit Bernard Challandes dhe asistentëve të tij derisa kërkohej vazhdimisht kualiteti dhe efikasiteti nga zvicerani.

Bullgaria është rivali i parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 dhe “Dardanët” shpresojnë për të nisur në formën më të mirë të mundshme takimin historik për vendin tonë.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të hënën duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

(Më poshtë mund të shikoni një pamje të shkurtër nga stërvitjet)

https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/945950222462082/?__xts__%5B0%5D=68.ARAL8Zt9zta0kjjzLUI5VlAOlMST1a1CBDpspdVm-H7aRrp3HIKJmD1csvoGKgIGRcTh0itkK-J2qyYk1YQkxNwoPtHVMo7LvKrjw8R3gP578MnZRtRe0xgM-7POfhnZ82ydva2pykn26lwZb3UmDr3eYJskd099_bjwxPRZsGvo2IwOcfOJnQWqe4erJAp2F2Xb8U_N_nNr6b7mfSFwAUNrB22y-nVdQdrsdkDyw_jtM1ckIxCME9P6fmBO4OC2E4UeO4f-AbGWI7EjBQ5MlkChvlmzcaPmT8tkGeUhHGAgu3zvho8LRkBSe_li8sIE1VEzQIi5tnaEs_gmwbrxy2-hikBH1bYg&__tn__=-R

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme