Kombëtarja A e Kosovës ka nisur stërvitjet në stadiumin Fadil Vokrri pasditen e sotme (e shtunë).
Pas ndeshjes miqësore të enjten të përfunduar baras me rezultat 2 me 2, djelmoshat tanë i janë kthyer stërvitjeve menjëherë para një ndeshje tjetër të rëndësishme qysh në fillim të javës tjetër, raporton portali arbresh.info.
Nën drejtimin e trajnerit Bernard Challandes dhe asistentëve të tjerë, përfaqësuesja jonë ka nisur seancën e sotme stërvitore në ora 16:30.
Të gjithë lojtarët janë duke u stërvitur në grup, ndryshe nga seancat stërvitore para ndeshjes ndaj Danimarkës ku Kryeziu për shkak të nje problemi me lëndim u stërvit ndaras.
Pas nxehjeve, “Dardanët”, puna me topin ishte njëra nga ushtrimet me të cilat është duke punuar kombëtarja.
Kosova takimin kundër Bullgarisë e luan në kuadër të eliminatorëve në Grupin A në Kampionatin Evropian.
Ndeshja zhvillohet të hënën në mbrëmje duke filluar nga ora 20:45. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/945950222462082/?t=2
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...