Google ADS

Arrestohen tre shtetas të Shqipërisë në Tetovë, nuk i kishin dokumentacionet e rregullta

15:18 | 23 Mars 2019
Arbresh.info

Policia e Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) të Tetovës ka kryer një kontroll në një lokal nate, gjatë patrullimeve të rregullta.

Aksioni është kryer nga mesnata e deri në ora katër të mëngjesit të hershëm.

Me këtë rast janë ndaluar personat B.M (21), K.O (20) dhe B.R (21) që të gjithë nga Shqipëria.

Që të tre kanë patur mungesë të dokumentacionit të nevojshëm. Si pasojë, policia i ka arresutar dhe dërguar në stacionin policorë, përcjell telegrafi maqedoni.

Ndaj tyre do të zbatohen masat dhe procedurat e duhura ligjore për raste të këtilla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme