Lëndohet Lionel Messi, largohet nga Argjentina

13:39 | 23 Mars 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është larguar nga skuadra e Argjentinës për ndeshjen kundër Marokut të martën për shkak të një lëndimi.

Messi startoi në disfatën e tyre zhgënjyese me rezultat 3 me 1 ndaj Venezuelas të premten, por  i ka konfirmuar stafit mjekësor se është duke pasur dhimbje në ijë pas ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.

Pas diskutimeve me doktorin e skuadrës dhe trajnerin Lionel Scaloni është arritur një marrëveshje që të rikthehet në Spanjë dhe do të mungojë në ndeshjen e dytë miqësore gjatë pushimeve ndërkombëtare.

Raportet fillestare sugjeruan se problemi nuk është serioz dhe nuk do të ketë ndikim në rrugëtimin e Barcelonës drejtë titullit.

Superylli pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj rivalit lokal – Espanyolit më 30 mars./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme