Shumica e qytetarëve, apo 72%, mendojnë se Kushtetuta nuk e kufizon lirinë fetare, ndërsa 14% thonë se ka kufizim të lirisë fetare në Maqedoninë e Veriut.
Kështu thonë rezultatet e hulumtimit të Fondacionit “Konrad Adenauer”, “IPIS” dhe portalit “religija.mk”, për perceptimin e qytetarëve për rolin e institucioneve fetare dhe fesë në ndërtimin e bashkëjetesës ndërfetare.
80% e të anketuarve kanë mohuar t’u jetë kufizuar liria fetare, 9,2% kanë deklaruar se u është mohuar liria fetare, ndërsa 10,4% kanë refuzuar të përgjigjen.
Në lidhje me pyetjen nëse shteti është i barabartë ndaj të gjitha bashkësive fetare, 38,6% janë deklaruar pozitivisht, 26,1% janë deklaruar mesatarë, ndërsa 7,5% janë deklaruar negativisht, dhe 14.7% janë deklaruar se deri diku shteti nuk është i barabartë.
Hulumtimi tregon se 57% e ortodoksëve janë deklaruar supersticioz, ndërsa te muslimanët përqindja shkon në 91%. 19% e ortodoksëve agjërojnë rregullisht, kurse 35% agjërojnë ndonjëherë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Te muslimanët, 84% agjërojnë rregullisht, kurse 10% ndonjëherë.
Tutje, hulumtimi tregon dallim në mes të perceptimit dhe praktikimit të fesë. Kështu, 80% e muslimanëve kanë njohuri bazë relativisht të mira të Kuranit dhe zakonet, kurse 25-30% e ortodoksëve kanë njohuri bazë të Biblës.
Muslimanët kanë më shumë njohuri për Biblën se sa ortodoksët për Kuranin dhe Islamin.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...