Christian Panucci është shkarkuar mëngjesin e sotëm (e shtunë) nga pozita e trajnerit të Shqipërisë pas disfatës mbrëmjen e kaluar ndaj Turqisë.
Kombëtarja shqiptare bëri një fillim të tmerrshëm duke nisur me një humbje 2 me 0 takimet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Kjo ishte e tepërt për FSHF-në, e cili vendosi për të shkarkuar strategun këtë mëngjes.
Ndeshja e ardhshme e kombëtares shqiptare është ajo kundër Andorrës dhe kjo përballje do të mbikëqyret nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.
Panucci ka një histori të gjatë në karrierën e tij si trajner me periudha të shkurtra nëpër klube për shkak se është shkarkuar nga Livorno (dy herë), nga Ternana pas vetëm një ndeshje dhe tani nga Shqipëria.
Ai ishte emëruar në pozitën e trajnerit gjatë vitit 2017, por ka siguruar vetëm katër fitore, dy barazime dhe nëntë disfata./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...