Haradinaj falënderon NATO-n për intervenimin ushtarak në Kosovë kundër Millosheviqit

11:49 | 23 Mars 2019
Arbresh.info

Sot bëhen saktësisht dy dekada nga ndërhyrja e trupave të NATO-s në Kosovë kundër gjenocidit serb.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka ndarë kohë të falënderoj NATO-n për intervenimin e tyre për hir të paqes dhe humanizmit.

“Ndërhyrja e NATO-s në veprimet gjenocidale të Millosheviqit kundër popullit të Kosovës ishte kontribut i rëndësishëm humanitar: veprim i demonstruar i bashkërendimit për Paqe dhe Drejtësi dhe rendit botëror të bazuar në rregulla”, ka shkruar Haradinaj.

Gjithashtu, kryeministri i Kosovës është shprehur mirënjohës ndaj NATO-s për këtë intervenim.

“Populli i Kosovës do të riafirmojë gjithmonë mirënjohjen e thellë për shpëtimin e mijëra jetëve dhe mundësinë që të jetojmë në paqe dhe liri”, ka shkruar më tutje Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme