Grabitje në Hajvali, shkëmbim zjarri mes hajdutëve dhe policisë

11:20 | 23 Mars 2019
Arbresh.info

Natën e mbrëmshme në Hajvali është kryer një vjedhje në një shtëpi.

Policia e Kosovës, së bashku me Njësinë Speciale Operative kanë intervenuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuar.

Arrestimit i ka paraprirë edhe një shkëmbim zjarri mes të dyshuarve dhe policisë.

Dyshohet se në këtë grup kanë qenë të përfshirë edhe dy të dyshuar tjerë dhe gjatë këtyre zhvillimeve nuk ka pasur të lënduar.

“Më 22.03.2019, rreth orës 20:40, në fshatit Hajvali, është kryer një vjedhje në një shtëpi. Posa është pranuar informatat njësi policore, përfshirë NJSO-në, kanë intervenuar dhe është arritur të arrestohen dy të dyshuar. Arrestimit i ka paraprirë edhe një shkëmbim zjarri mes të të dyshuarve të cilët kanë shtënë dy here ndaj një polici i cili po ashtu iu ka përgjigjur me një të shtënë. Dyshohet se grupi ka qene i përbërë edhe nga dy të dyshuar tjerë. Gjatë këtyre zhvillimeve nuk ka pasur të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë për lajmi.net

Vlen të theksohet fakti se në Kosovë muajt e fundit është rritur shumë fenomeni i grabitjeve të armatosura.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme