Pas plot 14 vitesh prezence në fazën më drithëruese dhe më të rëndësishme të basketbollit në botë, playoff të NBA, mbreti i basketbollit, LeBron James ka dështuar ta bëjë të njëjtën gjë në sezonin e parë me Los Angeles Lakers.
Ai që po konsiderohet një prej më të mirëve në histori po i zbehet trashëgimia basketbollistike në debatin për më të miri ndonjëherë.
Kjo pasi që pas plot 13 vitesh, për herë të parë nga viti 2005, LeBron James do të mungojë në playoff. Ndodh kjo kur ai është 34 vjeç dhe në sezonin e parë e Los Angeles Lakers.
Eliminimi erdhi pas humbjes nga Brooklyn Nets ku shkëlqeu i larguari D’Angelo Rusell me double double prej 21 pikësh e 14 asistimesh.
LeBron luajti 36 minuta dhe arriti 25 pikë, nëntë kërcime dhe 14 asistime të cilat nuk mjaftuan për fitore të ekipit të tij.
Mbreti do të kërkojë rikthimin në playoff edicionin e ardhshëm, kur edhe pritet të transferohet superylli Anthony Davis. /Telegrafi/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...