Avokati 50-vjeçar Ravik Gurra u ekzekutua mbrëmjen e së premtes në qendër të qytetit të Elbasanit. Gjatë punës së tij, ai njihet si avokati i Shullazit dhe Çapjave në Elbasan, por ka pasur dhe disa çështje të tjera.
Ka mbaruar fakultetin e drejtësisë në Tiranë, e më pas në vitin 1998 ka emigruar në Angli. Mësohet se atje ka punuar si përkthyes në Gjykata, ministrinë e Emigracionit dhe Polici. Gurra jetonte në Lindje të Londrës bashkë me familjen. Edhe në Angli ai ka studiuar për avokati. Në 10 vitet e fundit ai jetonte mes Elbasanit dhe Londrës.
4 vrasje në një javë
Vrasja e sotme e avokatit Ravik Gurra ka tronditur jo vetëm qytetarët e Elbasanit, por të gjithë vendin, pasi është ekzekutimi i katërt brenda një javë. Në datë 21 mars në mbrëmje u vra te Liqeni Artificial në Tiranë Haxhi Baçinozi, tre ditë më pas, të martën u ekzekutua Jurgen Kurti.
Të mërkurën e po kësaj jave u qëllua për vdekje në Shkodër, Ferdinand Polia, i njohur si Nardi i Bujtinave. Nga të katërta vrasjet, vetëm njëra është zbardhur nga policia, ekzekutimi i Haxhi Baçinozi, pasi para dy netësh autori i dorëzua.
Ndeshjet e futbollit dhe vrasjet
Një pjesë e vrasjeve të bujshme duket se janë kryer përpara ndeshjeve të rëndësishme të futbollit. Teksa të gjithë ishin duke pritur përballjen e kombëtares me Turqinë, avokati Ravik Gurra është ekzekutuar me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit në një lokal. 50-vjeçari ishte ulur në ambientet e jashtme të lokalit, kur një person është afruar duke e qëlluar me armë zjarri pistoletë silenciator tre herë, ndërsa më pas i ndihmuar nga një tjetër janë larguar me shpejtësi. Gurra ka humbur jetën në vend nga të shtënat, pavarësisht ndihmës së parë nga personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Biznesmeni 64-vjeçar Memli Begalla u ekzekutua në një ditë ku vëmendja më e madhe ishte e përqendruar në ndeshjet e “Champions League”. Ajet Zeqajt u ekzekutua kur njerëzit po ndiqnin sërish ndeshjet e “Champions League”; Barcelona- Arsenal dhe Bajern- Juventus.
Të premten e 3 marsit 2016, një person i paidentifikuar qëlloi ndaj shoferit të Ministrisë së Brendshme, Viljon Cakollari. Atentati që dyshohet se kishte si motiv hakmarrjen, ndodhi pak kohë përpara se të përfundonte ndeshja, kampionatit italian, Fiorentina- Roma.
Më 9 mars të vitit 2003, persona të paidentifikuar hapën zjarr në një lokal në Lundër, duke vrarë Fatmir Ramën, Kristaq Camin, kamerierin Julian Duriçi, i dhe u plagos Ylli Kelmendi. Ngjarja ndodhi kur personat po shihnin ndeshjen e futbollit Shqipëri- Rusi që përfundoi me rezultatin 3-1. Për këtë ngjarje u arrestua dhe u dënua i dyshuar si autor Lavdërim Tufa.
Më 13 maj të vitit 2000, pas ndeshjes Partizani – Tomori me rezultatin 1-0, një person vrau gjyqtarin Zylfo dhe presidentin e Tomorit, Çobo, ndërsa drekonin me disa gazetarë dhe funksionarë të FSHF-së./opinion/
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...
Ademi e Weidner pritën në takim të deleguarit e FIFA-s për z...