Google ADS

AAK mblidhet në Istog

21:48 | 22 Mars 2019
A. B.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka mbledhur strukturat dhe aktivistët e partisë në Istog.

Berisha thotë se në takim ka parë shumë fytyra të reja ndërsa teme bisede kanë qenë rrjedhat e fundit në politikën kosovare.

“Sonte ne nje takim me aktivistë dhe struktura te Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës në Istog.

Takim i ngrohtë, diskutuam për rrjedhat e fundit ne politikën e Kosovës, investimeve qe po i bëjmë në këtë pjesë te harruar paslufte, për vizionin dhe objektivat e degës së AAK-së në Istog.

Sot pash shumë fytyra te reja, frymë te re, ashtu si qytetatrët e gjithë Kosovës edhe qytetarët e Istogut po rreshtohen me puntorët, me njerëzit qe kanë fjalë pak e punë shumë, me vizionin AAK-së, kundër mbetjes ne të kaluarën dhe politikave te fjetura.

Falemnderit qytetetarë të dashur Istogas pë këtë atmosferë vëllazerore” shkruan Bekë Berisha në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme