Dhoma e Avokatisë ka reaguar pas vrasjes së Ravik Gurrës. Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia shprehet i tronditur pas ngjarjes, ndërsa i kërkon policisë të vendosë para drejtësisë autorët.
“Dhoma e Avokatisë të Shqipërisë, nëpërmjet mediave u vu në dijeni të vrasjes me armë zjarri të Avokat Ravik Gurra, anëtar i Dhomës të Avokatisë Tiranë. E tronditur thellë nga kjo ngjarje, me shqetësim dhe indinjatë të thellë ju kërkon organeve ligjzbatuese duke i dhënë përparësi gjetjes dhe vënies para përgjegjësisë të autorëve të kësaj vepre e cila vjen e bëhet çdo ditë më prezente në kërcënim të jetës dhe shëndetit ndaj avokatëve, veprime që kanë marrë përshkallëzim në rritje ndaj profesionit sa të nderu aq edhe fisnik të avokatit”, -deklaron Dhoma e Avokatisë.
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani