Kundërshtarët e Kosovës barazojnë në ndeshjen hapëse të grupit

20:27 | 22 Mars 2019
Arbresh Info

Dy kundërshtarët e Kosovës, Bullgaria dhe Mali i Zi, kanë barazuar me rezultat 1-1.

Ndeshja e zhvilluar në Grupin A për kualifikim në Euro 2020, ka përfunduar pa fitues, gjë që është mirë për Kosovën.

Mugosa shënoi për malazezët, derisa Nedelev i siguroi një pikë Bullgarisë.

Bullgaria udhëton për në Prishtinë të hënën ku e pret Kosova në “Fadil Vokrri”, që është edhe ndeshja jonë e parë.

Edhe pak minuta fillon ndeshja e dytë e këtij grupi, ku ndeshen Anglia dhe Çekia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme