Google ADS

LDK konfirmon aksidentin e kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu

18:52 | 22 Mars 2019
A. B.

Sot, nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës,  Agim Veliu i është shmangur një aksidenti të mundshëm rrugor në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Në tentim për t’u larguar nga një veturë që kishte hyrë në tejkalim nga krahu i kundërt i rrugës, vetura e z. Veliu është vënë në kontakt me mbrojtëset anësore të rrugës. Falë këtij veprimi, përveç dëmeve të vogla të veturës të z. Veliu, nuk ka pasur asnjë dëm tjetër të asnjë natyre, thuhet në komunikatën  e LDK-së. / arbresh.info /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme