Hoti: Sot i kemi dhënë goditje një mentaliteti qeverisës të kazinove dhe lojërave të fatit

18:38 | 22 Mars 2019
A. B.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se sot Kuvendi , me propozim të LDK-së, ka vendosur të lirojë rrugët dhe lagjet nga lojërat e fatit, që sipas tij kanë luajtur me fatin e qytetarëve dhe familjeve të tyre.

“Sot i kemi dhënë goditje një mentaliteti qeverisës të kazinove dhe lojërave të fatit, siç paraqitet në Koncept Dokumentin e Qeverisë Haradinaj për lojërat e fatit të miratuar në Qeveri me 11 dhjetor 2018”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Më tej ai ka njoftuar qytetarët se çka përmban rezoluta e miratuar sot.

“Kjo është rezoluta që është miratuar sot me propozim të LDK-së: Qeveria të nisë menjëherë procedurat ligjore për pezullim të menjëhershëm të aktivitetit të të gjitha llojeve të lojërave të fatit deri në plotësim-ndryshimin e ligjit përkatës” .

“ Dhe Qeveria, brenda 30 dite, të sjellë në Kuvend ligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë dhjetë vjeçare”, ka shkruar Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme