Google ADS

Policia jep detaje mbi aksion për mbylljen e lojrave të fatit

17:32 | 22 Mars 2019
A. B.

Policia ka thirrur konferencën e dytë të jashtëzakonshme për sot, e cila iu dedikua një operacioni policor i cili është realizuar në shkallë vendi ndaj lojërave të fatit.

Gjatë ditës së sotme janë kontrolluar dhe bastisur gjithësej 135 lokacione të kësaj natyre ndërsa janë mbyllur 35 nga ATK, ndërsa Dogana ka konfiskuar 185 aparatë të lojërave të fatit.

Operacion policor në bashkëpunim me institucione të tjera ndaj lojërave të fatit është zhvilluar sot në Kosovë.

Drejtori i Divizionit kundër krimit të organizuar, Agron Nezaj, tha se operacioni i sotëm ka rezultuar me mbylljen e 35 lokaleve të lojërave të fatit. Ndërsa hetimet për këto biznese kanë filluar në fund të vitit 2018.

“Në fund të vitit 2018 policia ka bërë inicimin e hetimeve ndaj lojërave të fatit. Inicimi i hetimevë është bërë bazuar në veprat penale: Organizimi i skemave piramidale të bixhozit të paligjshëm, shmangia nga tatimi si dhe kontrabandimi me mallra”, tha Nezaj, transmeton Gazeta Express.

Në operacionin e realizuar sot janë përfshirë të gjitha regjionet e Kosovës.

“Në total janë kontrolluar dhe bastisur 135 lokacione të ndryshme në 33 qytete të ndryshme të Kosovës. Nga ATK janë mbyllur 35 lokale të lojërave të fatit si dhe Dogana ka konfiskuar 185 aparate të lojërave të fatit”, përfundoi ai.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar një rezolutë që kërkon mbylljen e lojërave të fatit. Kjo është përkrahur nga deputetët e pozitës dhe opozitës.

Miratimi i rezolutës erdhi si shkak i vrasjes së dy punëtorëve të kazionove të cilët u vranë brenda katër ditësh. Njëri në Suharekë e tjetri në Lipjan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme