Ditën e djeshme në Basel të Zvicrës, një fëmijë 7 vjeçar është goditur për vdekje me thikë nga një 75 vjeçare.
Nxënësi i cili u mbyt brutalisht dje në rrugët e Zvicrës, është nga Kosova, saktësisht nga qyteti i Lipjanit.
Arbresh.info ka vizituar sot familjen e tij, ku edhe kanë kontaktuar me një nga familjarët e viktimës.
Sipas familjarit, dyshimet të cilat mund të çojnë tek vrasja është urrejtja për të huajt në Zvicër, pasi sipas tij familja as që e ka njohur dorasen 75 vjeçare dhe nuk ka pasur kontakt me të.
Ai e ka treguar se fëmija ka vdekur pasi është dërguar në spital, pasi ka pasur shumë gjakderdhje.
“Dyshimi im është vetëm urrejtja ndaj të huajve. Një fëmijë 7 vjeçar kujt ka mundur me i bë dëm. Ai ka shkuar në shkollë edhe tu u kthyer prej shkollës ajo plaka ka dalë dhe e ka mbytë më thikë. Atë ditë nëna e tij është operuar, asaj nuk I kanë treguar njëherë nuk I kanë treguar realitetin po I kanë thënë aksident komunikacioni. Pastaj më vonë I kanë treguar. Baba I tij ka telefonuar dhe ka pyet pse është vonuar djali në shkollë, atëherë një mësues I tij ka dal dhe e ka kërkuar, pastaj e ka gjete në trotuar, pastaj I ka thirre policinë dhe ambulancat dhe e kanë dërguar në spital, pastaj atje ka ndërruar jetë. Familja nuk ka pasë asnjëherë kontakt me personin që e ka kryer vrasjen. Dyshimi im është “urrejtja ndaj te huajve” ose ka mund me qenë psikopate. E kemi përjetuar rastin shumë rëndë” deklaroi familjari I viktimës
Kujtojmë se të shtunën, në orën 14, në Basel do të zhvillohet një marshim për funeralin e 7-vjeçit të vrarë./Arbresh.info
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani