Mijëra njerëz marrin pjesë në lutjet e së premtes në Zelandën e Re

09:06 | 22 Mars 2019
Arbresh.info

Thirrja për në namazin e së premtes në Zelandën e Re është përcjellë nga një heshtje kombëtare për të shënuar një javë të sulmit terrorist, ku mbetën 50 persona të vdekur në dy xhami të qytetit të Christchurch.

Ndërsa thirrja u transmetua anembanë vendit, mijëra vetë – përfshirë kryeministren Jacinda Ardern dhe të mbijetuarit e plagosur – qëndronin në një park përballë xhamisë ku filluan vrasjet, pasi kombi prej 4.5 milionësh u vendos në heshtje, transmeton portali arbresh.info.

Zelanda e Re është ende në shok pas vrasjeve nga një supremacist i dyshuar Brenton Tarrant, një shtetas australian 28-vjeçar i cili kishte shpresuar të nxiste një luftë etnike me sulmet e tij.

Por kiwistët e tmerruar janë përgjigjur me shpërthime dashurie, shumë prej tyre i  përqafonin fqinjët e tyre myslimanë të premten në gjithë vendin.

Një muezin me kapelë të bardhë lëshoi ​​thirrjen për lutjet e rregullta të së Premtes në orën 13.30 me “Allahu Akhbar” (Zoti është më i madhi) kur mijëra njerëz dëgjuan në Hagley Parkun e Christchurch-it, përballë xhamisë së Al Noorit.

Vendi pastaj heshti për dy minuta, me tubime publike në Auckland, Wellington dhe qytete të tjera.

Në Australinë fqinje, njerëzit u ndalën në rrugë dhe nëpër dyqane për të shënuar momentin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme