Gjykatësit e gjykatës në Luksemburg vendosën të martën që sistemet e dobëta të mbështetjes sociale dhe kushtet e jetesës në vende të caktuara nuk janë shkaqe për të bllokuar ekstradimet.
Çfarë tha Gjykata Evropiane e Drejtësisë?
Të metat në sistemin e ndihmës sociale të një shteti anëtar nuk duhet të bëhen pengesë që një azilkërkues të ekstradohet atje. Përjashtime mund të ketë vetëm në raste ekstreme, ku individi privohet nga “nevojat më bazore, si ushqimi, larja dhe gjetja e strehimit”, thanë gjykatësit. Këtu nuk hyn “varfëria e madhe” ose një dëshirë për të pasur standardet sociale gjermane. Gjykatësit tërhoqën vëmendjen edhe që sistemi i azilit të BE është i bazuar në besim reciprok dhe se vendimet e marra nga shtetet e BE duhet të respektojnë të drejtat e njeriut.
Ata vendosën edhe që kërkesat për fitimin e azilit mund të refuzohen në rast kur aplikuesi gëzon tashmë mbrojtje shtesë në një shtet tjetër anëtar të BE.
Si erdhi puna deri te vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë?
Gjykatësit në Gjermani i kërkuan Gjykatës Evropiane të Drejtësisë që të intepretojë rregullat për azilin të BE, për të mënjanuar kështu dyshimet për raste kur mund të ndodhin ekstradime në vende të tjera në disa raste.
Një rast kishte të bënte me një burrë nga Gambia, që kishte paraqitur një kërkesë për dhënie azili në Itali përpara se të vinte në Gjermani dhe që paraqiti në Gjermani një kërkesë tjetër kur mbërriti këtu. Argumentat e tij ishin se atë nuk duhet ta kthejnë pas në Itali për shkak të kushteve të vështira për refugjatët atje. Raste të tjera përfshinin një palestinez që erdhi në Gjermani përmes Bullgarisë dhe një çeçen, që hyri në Gjermani nga Polonia.
Çfarë do të ndodhë tani?
Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ka rëndësi, sepse i jep Gjermanisë dritë të gjelbër që t’i kthejë azilkërkuesit në pikën nga hynë në BE. Megjithatë vendimin përfundimtar për fatin e azikërkuesve në fjalë do ta marrin gjykatat federale të Gjermanisë.
Është e paqartë se si do të përgjigjen Hungaria, Italia dhe Polonia, duke pasur parasysh faktin se qeveritë e të tria këtyre vendeve kanë rezistuar për të pranuar refugjatë. Vitin e kaluar, Gjermania transferoi më shumë se 8000 azilkërkues në shtete të tjera të BE. Shumica shkuan në Itali. Vetëm pak u kthyen në Greqi dhe asnjë nuk u pranua nga Hungaria./dw/
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...