Dështimi për të rifilluar bisedimet e Kosovës dhe Serbisë mbi normalizimin e marrëdhënieve mund të destabilizojnë rajonin, sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Ai është shprehur se kjo mund të sjellë krizë përsëri në Ballkanin Perëndimor i cili ende po shërohet nga luftërat e viteve të 90’ta, përcjell lajmi.net.
“Çdo ditë vonese mund të krijoj kushte në të cilat një shkëndijë do të ishte e mjaftueshme për të ndezur rajonin dhe vendet perëndimore duhet ta dinë këtë”, tha Vuçiq.
Ai gjithashtu ka deklaruar se heqja e taksës 100 për qind për mallrat serbe e vënë nga Kosova është një kusht themelor për vazhdimin e dialogut, kusht ky i mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq gjithashtu është shprehur se askush nuk mund të flasë rreth idesë se cila do të jetë marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi sepse ende nuk ka asnjë propozim.
Sipas tij, ajo që është e sigurt është se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian varet nga dialogu i tyre me Kosovën, do të thotë, nëse një ditë do të gjendet një zgjidhje të harmonizohet marrëveshja.
Presidenti serb është shprehur se pret nga Gjermania, Franca dhe Bashkimi Evropian të jenë më aktive në procesin e negocimit.
Ai duke komentuar protestat e serbëve tha se nuk e ka ndërmend dorëheqjen dhe mohoi akuzat e opozitës se qeveria serbe është e korruptuar dhe duke e mbytur lirinë e medies.
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju