Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri Jashtëm, Behgjet Pacolli ka reaguar në ditën ndërkombëtare të sindromës Down.
Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo kategori do të ketë vëmendje të veçantë, shkruan arbresh.info.
“Shoqëria kosovare në përgjithësi, e institucionet shtetërore në veçanti, duhet të tregojnë përkushtim maksimal për krijim të kushteve për personat me sindromën Down. Në angazhimet e mia të përditshme, kjo kategori e qytetareve të Kosovës do të ketë vëmendje të veçantë”, ka shkruar ai.
Ai ka shtuar se mbrojtja e të drejtave të njeriut është sinjal i një shoqërie demokratike.
“Ndërtimi i një shteti e shoqërie demokratike matet me standardet që ai shtet krijon për mbrojtje dhe avancim të të drejtave të njeriut. Gjithmonë pranë jush, Behgjeti”, ka përfunduar Pacolli./Arbresh.info/
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...