Google ADS

Vojvoda: Sonte nuk ka qenë i rëndësishëm rezultati

22:03 | 21 Mars 2019
Arbresh Info

Mërgim Vojvoda beson se rezultati nuk ka qenë i rëndësishëm në ndeshjen e Kosovës kundër Danimarkës.

Mbrojtësi i kombëtares sonë thotë se shfaqja e një paraqitje të mirë në fushë ndaj një rivali i Danimarka ishte gjëja më e rëndësishme mbrëmjen e sotme (e enjte) në Fadil Vokrri, shkruan portali arbresh.info.

“Besoj se sot nuk ka qenë i rëndësishëm rezultati, por ka qenë e rëndësishme se edhe me kombëtare të mëdha që luajmë mirë”, ka thënë fillimisht Vojvoda për televizionin publik.

“Ishte dëshpëruese, por sot nuk ishte qëllimi rezultati por loja. Pranuam një gol në minutat e fundit”

Kosova barazoi 2 me 2 në takimin miqësor kundër Danimarkës para ndeshjes debutuese në kuadër të kualifikimeve në Euro 2020 kundër Bullgarisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme