Kryemadhi: Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, bëj dashuri

21:58 | 21 Mars 2019
A. B.

Kryetarja e LSI ishte e qartë. Zonja Kryemadhi tha se LSI tani e drejton ajo dhe presidenti Ilir Meta nuk mund të ndërhyjë.

“Nuk e komentoj fare presidentin. Opozita është në pozicionin e saj”, theksoi zonja Kryemadhi.

A keni folur me presidentin për këtë krizë?

Zoti Fevziu ju i keni më shumë shanset për të folur për Krizën. Për politikë komunikimi është zero, si bashkëshortë flas për fëmijët. Si kryetare e LSI asnjëherë. Sot LSI ndihet më e shëndetshme e më përpara. Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, bëj dashuri. Sot jam unë kryetarja e LSI, i marr unë vendimet./Opinion

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme