Portieri i Danimarkës: Kosova luajti shumë mirë

21:35 | 21 Mars 2019
Arbresh Info

Kosova siguroi vetëm një barazim kundër Danimarkës pas golit në sekondat e fundit nga mysafirët në “Fadil Vokrri”.

Portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel lavdëroi kombëtaren tonë për paraqitjen por theksoi gjithashtu se ishte shumë e rëndësishme për ata që të mos pësojnë humbje, shkruan portali arbresh.info

“Ishte një kohë shumë e gjatë që nuk kemi luajtur me njëri-tjetrin”, ka fillimisht Schmeichel në një intervistë për RTK-në pas ndeshjes.

“Kosova luajti shumë mirë. Për neve ishte shumë e rëndësishme për të mos humbur këtë ndeshje”

Portieri i Leicester Cityt pranoi dy gola, por kombëtarja e tij arriti të realizojë me anë të Hojberg  duke bërë që ndeshja të përfundoj me rezultat 2 me 2./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme