Google ADS

Rama i sëmurë? Reagon kryeministri: Po boll o boll, o pika që s’ju bie

21:13 | 21 Mars 2019
Trina Galanxhi

Opozita dhe mediat pranë saj kanë raportuar gjatë këtyre ditëve se kryeministri Edi Rama është sëmurë dhe se po kurohet nëpër spitale.

Por edhe ditën e sotme për shkak të mungesës në Parlament, në disa media të vendit sot raportohej se kryeministri Rama është shtruar në spital në Berlin për shkak të problemeve të zemrës.

Kreu i Qeverisë me një postim në “Tvvitter”, ai ka mohuar që një gjë e tillë të ketë ndodhur duke shtuat se kjo vjen nga një opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin

“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll!

Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”, shkruan Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme