Kosova ka regjistruar vetëm barazim në takimin “stërvitor”mbrëmjen e sotme (e enjte) kundër Danimarkës.
Kosova e ka bërë të pendohet trajnerin e Danimarkës, Age Hareide, që e vlerësoi takimin miqësor kundër “Dardanëve” si një ndeshje “stërvitore” duke shfaqur vëretë një paraqitje të bukur, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit zviceran Bernard Challandes doli me barazim 2 me 2 nga “Fadil Vokrri” kundër kombëtares daneze e cila qëndron në pozitën e dhjetë në ranglistën e FIFA-së.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat minimal 1 me 0 në favor të skuadrës sonë pas golit në minutat e fundit të kohës së rregullt nga mbrojtësi Amir Rrahmani me kokë (43′) që erdhi pas një super harkimi nga Besar Halimi.
Por, pas një ore lojë në stadiumin “Fadil Vokrri” mysafirët arritën të barazojnë shifrat për 1 me 1 nga pika e bardhë ku në përballjen direkte me portierin Samir Ujkani u tregua i saktë superylli Christian Eriksen.
Mirëpo, në një kundërsulm të shpejtë Kosova riktheu epërsinë duke shënuar gol të bukur me anë të Bersant Celinës për 2 me 1.
Goli i barazimit për 2 me 2 nga skuadra daneze erdhi në minutat shtesë dhe Hojberg, i cili dërgoi topin në rrjetën e portierit Samir Ujkani. Sidoqoftë, Kosova vazhdon të jetë e pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit (nëntë fitore, dy barazime).
Bullgaria është rivali i ardhshëm i kombëtares sonë dhe ndeshja në kuadër të kualifikimeve zhvillohet në fillim të javës së ardhshme./arbresh.info/
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...