Kosova dhe Danimarka kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare për ndeshjen miqësore mbrëmjen e sotme (e enjte).
Takimi mes dy skuadrave kombëtare zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” para takimit tjetër tejet të rëndësishëm kundër Bullgarisë në fillim të javës, shkruan portali arbresh.info.
Trajneri i kombëtares sonë Bernard Challandes ka bërë disa ndryshime, por linja frontale e Kosovës është e jashtëzakonshme dhe përbëhet nga Vedat Muriqi si sulmues qendror dhe yjet e tjerë si Milot Rashica Bersant Celina dhe Arbër Zeneli.
Në portë gjendet Arjanet Murici që është portieri i kampionit në fuqi të Premierë Ligës – Manchester City.
Ndërsa në repartin e mbrojtjes janë Mërgim Vojvoda në kraun e majtë, Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti si qendërmbrojtës dhe në krahun e djathtë Leart Paqarada.
Besar Halimi dhe Herolind Shala e përmbyllin në repartin e mesfushës njëmbëdhjetshen startuese nga Challandes.
Takimi mes dy skuadrave kombëtare fillon në ora 19:00./arbresh.info/
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...
Debat i ashpër mes Lelës dhe Leos