Dhoma e Kantoneve e Zvicrës (Senati) e ka miratuar sot marrëveshjen e arritur në mes të qeverive të dy vendeve, Zvicrës dhe Kosovës për dërgimin në Kosovë të pensioneve të kosovarëve që kanë punuar më parë në Zvicër, njoftojnë mediat zvicerane.
Fjala është për vazhdimin e një praktike të ndërprerë nga Zvicra më 1 prill të vitit 2010, për bërjen e pagesës së pensioneve të moshës dhe të invaliditetit, të atyre pensionistëve që ishin kthyer për të jetuar në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Dhoma e Kantoneve e ka miratuar me shumicë votash një marrëveshje të re për këtë çështje, që e ka dorëzuar për miratim Qeveria e Zvicrës. Për të qenë marrëveshja e plotfuqishme, sipas procedurës, pritet që atë ta miratojë edhe Dhoma Nacionale e Parlamentit zviceran.
Siç ka shkruar albinfo.ch gjatë këtyre viteve në vazhdimësi, si shkas për ndërprerjen e dërgimit të pensioneve në Kosovë është përmendur mundësia e abuzimit me to, pastaj mungesa e regjistrit civil në Kosovë etj.
Por, një raport i bërë nga Këshilli Federal (qeveria) ka treguar se në Kosovë kemi një përmirësim të shtetit juridik dhe forcim të luftës kundër korrupsionit. Këtë argument e ka përdorur shumica e senatit, në përpjekje për të siguruar votimin pro. Me një zhvillim të tillë, sipas tij, rifillimi i pagesave të pensioneve është i legjitimuar.
Megjithatë, Dhoma e Kantoneve ka vendosur që marrëveshja t`i nënshtrohet një referendumi me bazë fakultative, ndryshe nga përcaktimi që kishte Këshilli Federal.
Kostoja e pagesës së këtyre pensioneve është llogaritur të jetë rreth 16 milionë franga në vit.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...