Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2018.
Në bazë të të dhënave të publikuara, vërehet se në TM4 2018, krahasuar me TM3 2018, kishte rritje te: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara për 15.3%; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje për 4.6%; Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara për 2.1%; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara për 1.6%; dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara për 0.2%.
Derisa gjatë këtij tremujori pati rënie te: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (-9.%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (-3.1%); dhe Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (-1.0%).
Në TM4 2018 kishte rritje, krahasuar me TM4 2017, te: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (40.3%); Tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (39.2%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (27.2%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (25.9%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (19%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (14.5%).
Derisa, rënie ka shënuar: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (-11.5%); dhe Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (-10.6%).
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...