Cristiano Ronaldo i ka shpëtuar suspendimit për ndeshjen e ardhshme në UEFA Ligë të Kampionëve.
Sulmuesi i Juventusit është gjobitur me 20 mijë euro për gjestin e tij të turpshëm gjatë fitores kundër Atletico Madridit, por ka arritur t’i shmanget suspendimit në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Vendimi nga organi drejtues nuk është i befasishëm për shkak se trajneri i Atleticos, Diego Simeone, ishte ndëshkuar ngjashëm për formën e festimit të tillë në takimin e parë të zhvilluar mes dy klubeve.
Pra, bartësi i fanellës me numër 7 do të jetë i lirë për të luajtur kundër skuadrës holandeze – Ajaxit.
Gjiganti holandez eliminoi në fazën e 1/8-ës kampionin në fuqi – Real Madridin, dhe pas hedhjes së shortit është mësuar se ata do të jenë rival të “Zonjës së Vjetër”.
Takimi i parë mes tyre zhvillohet në Holandë më 10 prill, ndërsa ndeshja kthyese luhet më 16 prill./arbresh.info/
Funksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit ...
Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ra...
Drenusha: Në Big Brother hyra për fëmijët e mi
SHBA-ja thotë se afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kuf...
Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Rama: Po ta kisha unë në dorë ...
Forca e lëngjeve bimore për një lëkurë të shëndetshme