Deputeti i partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, tha se fenomeni i punësimit i ka përcjellur të gjitha qeveritë e pasluftës të cilat sipas tij kanë rrënuar të drejtën e qytetarëve për punësim.
“Në kosovë tek ne janë punësimet dhe nepotizmi në institucionet publike. Ky fenomen i cili nuk nis tani është një fenomen që i ka përcjellur të gjitha qeveritë e pasluftës dhe ata kanë rrënuar të drejtën e secilit qytetar”, u shprej Molliqaj në konferencë.
Drejtori për mirëqenie sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, në një konferencë të mbajtur nga Partia Socialdemokrate është shprehur se si aksionar i ndërmarrjes publike, është deklaruar se NPB-në ka dhënë një dëshmi shpresëdhënëse sa i përket ushtrimit të rregullt të bordit të drejtorëve.
Në ndërmarrjen publike banesore unë jam aksionar, dhe për herë të parë unë kemi bërë përzgjedhjen e bordit të drejtorëve së bashku me Ambasadën Britanike, tha Kukaj.
Kukaj u shpreh se së bashkë me 2 delegat nga Ambasada Britanisë dhe një përfaqësuesi të mediave nga BIRN, kanë bërë intervistimin e kandidatë, ku 2 prej tyre janë femra e dy të tjerë janë nga gjinia mashkullore
“Fillimisht prej selektimit të listës së ngushtë të kandidateve e deri tek intervistimi, ne nuk kemi administruar dokumentet apo zarfet, dhe pa pranin e dy personave që kanë qenë të deleguar nga Ambasada Britanike dhe një përfaqësues i mediave që ka qenë nga BIRN. Ne deri kur i kemi hapur zarfet e deri kur i kemi dhënë pikët e fundit ne kemi qenë bashkë, dhe kemi respektuar kriterin gjinor, ku janë përzgjedhur 2 gra dhe 2 burra, ku bordin kryesor e ka një grua”, u shpreh Kukaj.
Ai u shpreh se në Bord është një arkitekte, një Bankiere, një auditor dhe një ekspert të makinerisë.
Digjet një veturë në Skenderaj
Hyn në fuqi armëpushimi Izrael-Hezbollah në Liban
Lille-i i Zhegrovës sonte ballafaqohet me Bolognan
Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban
Xheneta ia propozon Drilonit Anisën, ky insiston në Sarën
Rizvanolli: Telekomi është meritor për sukseset që ka sot, n...