Në vitin 2017 rreth 2.4 milionë njerëz kanë imigruar në vendet e Bashkimit Evropian (BE) nga shtetet jo anëtare të Unionit flasin të dhënat statistikore të publikuara nga Zyra e BE-së për statistika, Eurostat, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një total i përgjithshëm prej 4.4 milionë njerëz kanë lëvizur brenda shteteve anëtare të BE-së gjatë vitit 2017 ndërsa të paktën 3.1 milionë emigrantë, thuhet se kanë braktisur një shtet anëtar të BE-së.
Siç bën të ditur Eurostat, këto shifra nuk përfaqësojnë fluksin e migracionit në tërësi, pasi ato përfshijnë edhe fluksin ndërmjet shteteve të ndryshme anëtare të BE-së.
Eurostat thotë se rreth 2.4 milionë emigrantë të rinj kanë hyrë në një nga 28 vendet e BE-së nga vendet jo anëtare dhe paralelisht me këtë 1.9 milionë njerëz tjerë që kanë banuar në një shtet anëtar të BE-së kanë emigruar në një shtet tjetër brenda Unionit.
Nga totali i 4.4 milionë njerëzve që kanë lëvizur gjatë vitit 2017, rreth dy milionë kanë qenë shtetas të vendeve jashtë BE-së, 1.3 milionë njerëz me shtetësi të BE-së kanë lëvizur në një shtet tjetër brenda Unionit, ndërsa rreth një milion tjerë janë kthyer në shtetin e origjinës.
Shifrat e Eurostat flasin se 11 mijë njerëz kanë qenë pa një shtetësi.
Nga 28 shtetet anëtare, 22 sosh kanë raportuar se gjatë vitit 2017 kanë pasur më shumë imigrim se sa emigrim, por në Bullgari, Kroaci, Letoni, Lituani, Poloni dhe Rumani numri i emigrantëve ishte më i madh se numri i imigrantëve.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...