Kancelarja gjermane Angela Merkel mbështeti kërkesën e kryeministres britanike Theresa May për një shtyrje të shkurtër të Brexitit, por theksoi se kjo duhet kushtëzuar me një votim pozitiv në parlamentin e Britanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur para ligjvënësve në Bundestag përpara nisjes në Bruksel për një takim dyditor të Bashkimit Evropian (BE), Angela Merkel tha se liderët e të gjitha 27 shteteve të tjera të BE-së do të diskutojnë intensivisht sot kërkesën e kryeministres May për të prolonguar Brexitin deri më 30 qershor.
“Ne mund të pajtohemi me këtë kërkesë, në parim, nëse kemi një votim pozitiv javën e ardhshme në parlamentin britanik mbi dokumentet e tërheqjes”, tha ajo.
Merkel tha se krerët e BE-së do të duhet të takohen përsëri javën e ardhshme nëse parlamenti britanik nuk do të votojë mbi dokumentet e Brexitit ose do të votojë kundër marrëveshjes.
Pasi ligjbërësit britanikë refuzuan dy herë marrëveshjen Mayit për Brexitin, kryeministrja britanike kërkoi të mërkurën shtyrjen e datës së largimit nga BE-ja përtej afatit të caktuar për më 29 mars.
Real Madrid dhe Milan publikojnë formacionet zyrtare
Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmë...
Zhegrova starton ndaj Juventusit
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...
Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Gallant